Romeo Dhe Zhuljeta

William Shakespeare (sq. Uiliam Shejkspir) është dramaturgu me i njohur anglez dhe është bërë i njohur me "Hamletin" pastaj me veprën e "Makbeth-it" etj. Uiliam Shekspir lindi në Stratford mbi Avon më 26 prill të vitit 1564. Interesante është fakti se 23 prilli përkujtohet njëkohësisht edhe si dita e vdekjes së tij, 23 prill 1616.

Uiliami ishte biri i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund, lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatëve dhe i një numrit të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj më të shkëlqyer të letërsisë angleze që është shkruar ndonjëhere.

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit-përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar mes viteve 1585 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhore të letërsisë.